Moza, Lirita, Argoni : Në një lidhje

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

lidhjet-1-big-brother-albaniaNë një lidhje
26/02/09 14:17

“Nuk më pëlqen të jem tip dominant por, dua që ai të më respektojë” ka thënë Moza gjatë bisedës së saj me Agonin dhe Liritën. Të tre kanë filluar të flasin se si duhet dhe se si sillen në marrëdhëniet në cift. Për Agonin është e pamundur që Moza të flasë për këtë temë, pasi ajo thotë se nuk ka patur asnjë lidhje deri tani, por ajo thotë se e njeh veten dhe tipin që ka. Lirita thotë se asnjëherë nuk e di se si do sillesh. “Nuk jam xheloze” ka shtuar Moza dhe Lirita i thotë se në fillim të gjithë kështu thonë, madje se edhe ajo njësoj si Moza mendonte më parë por, me kalimin e kohës ka ndryshuar mendim dhe ndihet dy-fish xheloze tani. Moza vazhdon të thojë se ka parë shumë cifte që i ndalojnë njeri-tjetrit shumë veprime dhe se kjo i duket e tepërt. Agoni vazhdon me idenë e tijë se ajo s’mund të flasë nëse nuk i ka provuar. Edhe Lirita mendon se edhe pse është tip xheloz, nuk i pëlqen që të kalojë në ekstrem.

1