Adi : Sfida e Adit

February 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adi-sfida-big-brother-albania27/02/09 01:50

Adi pyet Bjordin dhe Arjonin nëse do ta pranonin një sfidë ku ai, një mashkull 40-vjecar dhe më pak i pashëm se ata, deklaron se do të dalë nga kjo shtëpi me një të dashur. Adi u thotë atyre se ai i sheh si dy djem shumë simpatikë dhe që nesë do të mund të ishte në vend të tyre do e bënte me kënaqësi. Arjoni nuk e pranon këtë sfidë dhe i thotë se nuk mund t’i vërë femrat në këtë nivel, nuk mund t’i bëjë njerëzit për vete vetëm për lojë. Ai thotë se zakonisht i pranon sfidat dhe nuk trembet por, kjo ide nuk i pëlqen sepse dëshiron që një lidhje ta ketë në sajë të dëshirës, ndjenjës dhe jo për një bast. Edhe Bjordi nuk e pranon këtë sfidë dhe i uron Adit suksese nëse vërtetë do ta bënte këtë veprim. Adi i spjegon Bjordit se është vec një pyetje dhe jo një sfidë e vërtetë. Megjithatë djemtë e refuzuan sfidën e Adit.