Aida: E ke gabim

February 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-dritani-big-brother-albania27/02/09 02:17

Dritani dhe Aida, pas lojës me shishe, bëjnë një debat mes tyre në lidhje me shprehjen e Aidës “e ke gabim”. Aida pretendon se e ka një shprehje që e thotë gjithmonë dhe se e përdor atëherë kur duhet të mbrojë mendimin e saj. Dritani i thotë se ajo e përdor vend e pa vend dhe se nuk i lë të tjerët të shprehin mendimet e tyre dhe shpesh herë i duket sikur ai dialog nuk ka më vlerë e kthehet në një monolog. Aida justifikohet duke i thënë se këtë e ka një shprehi edhe jashtë shtëpisë dhe normalisht që ata do mbartin fjalë dhe gjeste që i personalizojnë. Megjithatë, ajo i thotë Dritanit se nëse e ka ofenduar me këtë sjellje e ka bërë pa të keq dhe se mendon se me të ka krijuar kofidencë dhe se duke patur një natyrë impulsive, përdor shprehje të tilla. Por, për Dritanin ky nuk është ofendim se në të kundërt do e diskutonte vec me të e jo në sy të të tjerëve. Ata e lënë këtë bisedë me kaq duke menduar se duhet ta vazhdojnë kur të jenë më të qetë e më të kthjellët.