Bujar Mezini: Pse e braktisa tim bir 20 vite më parë

February 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-mezini-big-brother-albaniaËshtë 62 vjeç, dhe nuk e ka shkelur Shqipërinë prej 20 vitesh. Në apartamentin ku jeton në Mynich të Gjermanisë sapo ka përfunduar letrën e dytë, që do t’ia nisë Bjordit për ditëlindje, më 11 mars. Për “Panorama Plus”, Bujar Mezini jep një intervistë ekskluzive me telefon, ku rrëfen arsyet pse e la të birin 20 vite më parë, pasi iku në Gjermani:

Letra juaj që i dërguat Bjordit i preku të gjithë, aq sa shumë dyshuan nëse ishte shkruar vërtet nga ju. Ç’mund të na thoni?

Ndjenjat për një njeri nuk mund të transmetohen nëpërmjet një njeriu tjetër. Çdo prind që kërkon të njihet me djalin që ka 20 vite pa e parë, nuk mund ta shprehë dhembjen nëpërmjet një personi tjetër. Unë jam ai, nuk ka kush të jetë tjetër.

Nëse do t’ju a kërkonim një fragment të letrës, a mundeni të na e kujtoni?

Po, e di përmendësh, dhe mund t’ju kujtoj mbylljen: “Ndoshta e teproj në zgjatjen e kësaj letre, por edhe nëse është kështu, e bëj sepse nuk kam të ngopur duke komunikuar me ty… Të puth me mall dhe me lot Babi!

Kur e shkruat atë letër, natën apo ditën?

E kam shkruar në mesin e natës. Tani sapo kam përfunduar letrën e dytë, që është “nëna e letrave” të mia, nëse do ta quaj kështu.

Me cilin qëllim ia keni shkruar Bjordit këtë letër të dytë?

Do të jetë një dhuratë për ditëlindjen e tij më 11 mars, ditën kur ai mbush 21 vjeç. Pres avokatin tim, me të cilin punoj këtu në Mynich, që t’a dërgoj në “Top Channel” me faksin e tij.

Çfarë do t’i kërkoni me atë letër djalit tuaj, që nuk ju njeh?

Bjordit nuk i kërkoj asgjë, vetëm po konsumoj mungesat e mia në gjithë këto vite pa e parë.

A mund të na zbuloni pak rreshta nga letra e dytë?

“Bjordi, çdo njeri në këtë botë kërkon të gjejë pozicionin e vet, dhe ti dukesh që je këmbëngulës në rrugën që ke nisur. Gjithmonë mos harro përpjekjet e mamasë, që me përkushtim pedagogjik ka edukuar djaloshin Bjord, me virtytet më të mira të njeriut të shekullit XXI. Bjordi, u bën 20 vite që s’të kam parë dhe në Mars 2009 ti mbush 21 vjeç…”

Shpreheni me respekt për ish-gruan tuaj, çfarë ju ka penguar ta takonit Bjordin?

Edhe këtë e kam shkruar në letrën në fjalë, dhe ndaj nuk dua ta konsumoj tani sepse kam besimin se është shumë më e fortë se shpjegimi, që do t’ju bëja tani. Është cilësi e stilit tim të të shkruarit ku shfaqem sa romantik, aq edhe i bazuar në realitet.

Realiteti është prekës, por cila është jeta juaj që bëni në Gjermani?

Jetoj i vetëm, familje nuk kam. Në gjithë këto vite kam pasur në përfytyrimet e mia Bjordin kudo ku kam ecur. Kam pritur rritjen e tij me qëllimin që; e para t’i përulem në kuptimin e mirë të fjalës, dhe e dyta t’i kërkoj atij të falurën e madhe të një prindi, që e la atje në Durrës, kur iku me ambasadat. Dhe meqënëse unë u ndava me të ëmën e tij, nuk pata më mundësi pasi ne shqiptarët i mbajmë pak gjatë inatet.

Përveç letrës do i bëni një dhuratë tjetër Bjordit, sepse ne dimë që gjatë gjithë rritjes së tij ju nuk e keni bërë një gjë të tillë?

Nuk po e quaj si tendencë këtë pyetje. Jam pak i hollë në këto gjëra dhe arrij ta perceptoj, se ku doni të dilni. Por mund t’ju them se do i bëj dhuratë një kartolinë të shkruar italisht me urimin fisnik që një baba i bën fëmijës. Ndërsa përsa i përket pyetjes që më bëni, unë zyrtarisht jam pa punë, punoj vetëm kur më thërret avokati me të cilin jam lidhur këtu, kur ka Bjordit, kush është fajtori? përkthime nga emigrantë shqiptarë. Kështu që dëshira apo mosdëshira në këtë çështje dalin jashtë loje. Besoj që të gjitha dhuratat më të bukura, që zbresin nga qiejtë janë në letrën që unë do i dërgoj. Nuk e keni idenë e kësaj letre, po kur ta lexoni do të befasoheni.

Mos ndoshta nëpërmjet kësaj letre ju kërkoni një ribashkim me ish-gruan dhe djalin tuaj?

Unë kërkoj sido që të jetë puna për Bjordin, që të mos qëndrojnë të ngrira marrëdhëniet tona, por të marrin jetë. Unë flas dhe ju duhet të më nënkuptoni…

Domethënë ju kërkoni ribashkimin?

Unë dua që Bjordin ta kem pranë.

Po Antonetën a doni ta keni pranë?

Për Antonetën bëjeni lidhjen vetë…

Atëherë nëse do të kërkohej të vije ta takoje Bjordin për ditëlindje, a do të vije?

Po qe s’e është fjala për të ardhur për të takuar Bjordin, unë vij me këmbët e shpirtit, por është një problem tjetër. Kam një muaj që vuaj nga stomaku dhe nuk mund të vij dot pasi jam në trajtim ambulant.

Si e imagjinoni takimin e shumëpritur me djalin tuaj, Bjordin?

Padyshim do të jetë për mua ngjarja më e rëndësishme e jetës time, por nuk mund ta imagjinoj dot, pasi ende nuk e kam prekur me dorë birin tim dhe shqisat e mia ende nuk mund ta perceptojnë këtë ndjesi. Mezi po e pres takimin e madh.

Panorama Plus

8