Mes nxenesve te “zysh” Adelajdes + Video

February 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-fam-big-brother-albania

Adelajda eshte nje nga kater te nominuarit e shtepise se Big Brother dhe vetem sot ne mbremje do te mesohet nese aventura e saj do te vazhdoje apo jo.

Ne shtepine e saj, prinderit shprehen krenare per vajzen dhe menyren se si ajo po perballon lojen. E po ashtu edhe nxenesit, qe deri pak kohe me pare mesonin ne nje klase me mesuese Adelajden.

Nena Sanije Xhamani thote se ajo eshte nje vajze e thjeshte, orgjinale, qe nuk shtiret dhe vlerat e saj kalojne pertej bukurise dhe elegances. “Jemi te kenaqur si po e perballon lojen. Po na nderon ne dhe Kavajen”, u shpreh i ati i Adeles, Bardhyli.

Zysha, sic e therrasin banoret e shtepise jep lenden e Letersise ne shkollen e fshatit Luz te Vogel ne Kavaje. Nxenesit e saj thone se u mungon mesuesja, qe e kane pasur edhe shoqe.

“Mendojme qe eshte vetvetja. I themi te qendroje ashtu sic eshte, na ka mbajtur prane, na ka mbeshtetur dhe ia ndjejme mungesen”, shprehen. Te gjithe ata i urojne mesueses te qendroje sa me gjate ne shtepine e Big Brother.

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/ZYSHA-E-LUZIT.flv
1