Mehmet Bardhi zgjidhët bartës i listës së Lidhjees Demokratike në Mal të Zi

March 1, 2009   | Lajmet / Vijesti

mehmet-bardhiKëshilli Qendror i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi zgjodhi Mehmet Bardhin bartës të listës i kësaj parti për zgjedhjet e 29 marsit, njoftojnë mediet malazeze Mina.
Lidhja Demokratike në Mal të Zi sot do të vazhdoj bisedimet për arritjen e koalicionit parazgjedhor me Forcen dhe lëvizjen qytetare “Aleanca e Re”.
Për koalicionin parazgjedhor në bisedime me Lidhjen Demokratike, Forcen dhe Aleancen e Re është edhe Alternativa Shqiptare.
Këto subjekte politike deri me tani nuk kanë mundur të merren vesh se kush do të jetë bartës në listën e koalicionit eventual.
Problemi i formimit të koalicionit duket se nuk ka të bëjë me programin e koalicionit por pikërisht se kush do të gjendet në vendin  pare në liste. Çdo subjekt kërkon që atyre të u takoj vendi i parë në listë.
Si jo Lidhja Demokratike në rast të mos formimit të koalicionit do dal vet në zgjedhjet e 29 Marsit.
Pra, pikërisht problemi më i madh është interesi partiak, dhe kjo mund të rezultojë me mos formimin e koalicionit.
A do të jenë edhe këto zgjedhje ku votuesit shqiptarë do të kenë zgjedhje në mes 6-7 partive shqiptare (e mos të harrojmë se votat e shqiptarëve shkojnë edhe në 3-4 parti malazeze), varet  nga marrëveshja; interesi ndërpartiak që edhe kësaj herë duket primarja.
/ Burimi Mina /

YouTube Preview Image

4