Zanfina Ismajli me një histori te re dashurie

March 1, 2009   | Lajmet / Vijesti

zanfina-ismajli

Ia vlen të mburret për linjat e mrekullueshme që ka dhe jo vetëm me kaq, pasi Zanfina tashmë është bërë e njohur dhe e dashur nga të gjithë, duke nisur sërish të bëjë boom-in e radhës. Këngët e fundit të punuara mjeshtërisht, e kanë kthyer sërish sugareshën e familjes Ismaili, në qendër të vëmendjes. Ajo po mban shumë mbrëmje jashtë vendit duke u cilësuar tashmë jo si një vajzë e ndrojtur e cila përtonte të joshte masën. Gjykuar nga fotot të cilat botohen lirisht, mund të thuhet që ajo po e shfaq veten në kuptimin e plotë të fjalës, me gjithë sensualitetin e saj.

Këngëtarja nuk ngurron të japë performanca të nxehta, ndërsa të pranishmit i zgurdullojnë sytë, prandaj thuhet se Zanfina po e kall publikun të cilët mbushin sallat nëpër vendet ku ajo këndon. Ndërkohë që statusi i saj privat tashmë është “busy”. Nga burime të afërta me këngëtaren merret vesh se së fundi ajo dhe i dashuri i ri, kanë kaluar ditë të mrekullueshme dimri në Brezovicë, vend ky tejet i bukur për të kaluar pushime dimërore.

PanoramaPlus


YouTube Preview Image

27