M.Nika: Procedura e miratimit është respektuar plotësisht

March 2, 2009   | Shoqëria / Društvo

muhamet-nika_ulqinKuvendi komunal i Ulqinit
Gjatë diskutimit publik nga Klubi i “Forcës” në Kuvend nuk ka mbërritur asnjë amendament apo vërejtje tjetër në harmoni me rregulloren. Përveç kësaj klubi i këshilltarëve të “Forcës” ka pasur mundësi dhe autorizim të hartojë një tekst ndryshe të Vendimit gjë që në rastin konkret nuk është bërë. Gjatë mbledhjes klubi i “Forcës” e ka lëshuar mbledhjen dhe nuk kanë marrë pjesë në votim, megjithëse ka ekzistuar propozimi i shumicës që pikën e lartpërmendur Kuvendi ta shtyjë dhe të mundësojë intervenimin me amendamente të këshilltarëve të interesuar. Më pas ata kanë organizuar konferencë për gazetarë, gjë që është formë e zakonshme e veprimit politik të sektorit joqeveritar, por jo e klubit të këshilltarëve.
Lidhur me tekstin nga kumtesa e “FORCËS”, e në rolin e Kryetarit të Kuvendit lidhur me disa citate, mjaftoi opinionin me sa vijon:
Vendimi mbi kompensimin për rregullimin e tokës ndërtimore që e ka miratuar Kuvendi i komunës në mbledhjen e jashtëzakonshme, procedura e miratimit e paraparë me Rregulloren e punës së Kuvendit është respektuar plotësisht. Në rolin e propozuesit të autorizuar organi ekzekutiv i Komunës me aktin përcjellës ia ka dorëzuar Kuvendit për shqyrtim dhe miratim versionin punues të Vendimit. Pasi që bëhet fjalë për Vendim financiar, Kuvendi ka vendosur dhe e ka miratuar Projektvendimin e përmendur. Pas miratimit të Projektit Sekretariati për çështje Komunale ka organizuar diskutim publik, e më pas Kuvendi në mbledhjen e jashtëzakonshme e ka miratuar Propozimin e Vendimit të përmendur. Kryetari i Kuvendit nuk është i autorizuar të shqyrtojë dhe të konfirmojë ligjshmërinë e vendimeve të veçanta që i përkasin lartësisë së kompensimit, procesit të pagesës etj. Para miratimit Këshilli për Financa dhe Këshilli për çështje Statutare e dispozita kanë dhënë mendimin e tyre pozitiv për tekstin e Vendimit, e në këtë mënyrë janë plotësuar të gjitha kushtet për të vendosur dhe Kuvendi me shumicën e votave të këshilltarëve të pranishëm ka vendosur dhe ka miratuar Vendimin, mbi kompensimin për rregullimin e tokës ndërtimore. Kushti dhe nevoja për harmonizimin e këtij vendimi rrjedhin nga raporti dhe konstatimi i Revizionit shtetëror i cili në faqen 15 të Raportit ka konstatuar ”që nuk është marrë vendimi i njësisë së vetëqeverisjes lokale, me të cilin do të bëhej harmonizimi me Ligjin mbi tokën ndërtimore (“Gazeta. zyr. e MZ nr. 55/00”) gjë që ka qenë e obliguar ta bëjë në afat prej 6 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit”. Revizori gjithashtu ka pasur vërejtje në mënyrën e udhëheqjes së evidencës të arkëtimit dhe që ekziston një dallim i madh mbi 60.000 €, (pra dikush nuk e ka bërë pagesën dhe ka fituar lejen) gjë që sjellë deri te mospërputhja në raport me ekstraktet e regjistruara dhe faturat e pagesave.
Gjatë diskutimit publik nga Klubi i “Forcës” në Kuvend nuk ka mbërritur asnjë amendament apo vërejtje tjetër në harmoni me rregulloren. Përveç kësaj klubi i këshilltarëve të “Forcës” ka pasur mundësi dhe autorizim të hartojë një tekst ndryshe të Vendimit gjë që në rastin konkret nuk është bërë. Gjatë mbledhjes klubi i “Forcës” e ka lëshuar mbledhjen dhe nuk kanë marrë pjesë në votim, megjithëse ka ekzistuar propozimi i shumicës që pikën e lartpërmendur Kuvendi ta shtyjë dhe të mundësojë intervenimin me amendamente të këshilltarëve të interesuar. Më pas ata kanë organizuar konferencë për gazetarë, gjë që është formë e zakonshme e veprimit politik të sektorit joqeveritar, por jo e klubit të këshilltarëve. Normalisht në rolin e udhëheqësit të Kuvendit jam shumë i interesuar dhe angazhohem për ligjshmërinë e të gjitha akteve që miraton Kuvendi, e njëkohësisht angazhohem edhe për kontrollimin e punës së të gjitha organeve.
Raporti të cilin e kemi cituar ka qenë temë e diskutimit në Kuvend me rastin e shqyrtimit të llogarisë përfundimtare, kështu që nuk është e tepërt t’ua rikujtojmë përfaqësuesve të “Forcës” që problematika e përmendur ka qenë e iniciuar me rastin e interpelancës parlamentare mbi punën e Kryetarit të Komunës, të cilën në përbërjen e mëhershme e ka propozuar klubi i PPD – së. Megjithatë, atëherë nuk na keni përkrahur sepse me siguri që dispozitat e vendimeve të tilla nuk ju kanë frustuar financiarisht siç është rasti tash. Gjithashtu ne kemi votuar për tekstin e revizionit me rastin e miratimit të llogarive të diskutueshme përfundimtare që do të thotë që ka qenë edhe obligim i juaj që mandatet e përmendura që revizioni ju ka dhënë sekretariateve t’i votoni dhe kërkoni informatë kthyese mbi ekzekutimin e tyre. Pasi që kjo nuk është bërë, edhe ju keni një pjesë të fajësisë politike dhe nuk jeni të pastër sa i përket kësaj çështjeje.

(Autori është kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit)
Muhamet Nika
Koha Javore