Mesida tregon për veten

mesida-vetem-big-brother-albania01/03/09 00:40

Banorja më e re e shtëpisë së Big Brother ka nisur të zbulojë pak nga vetja e saj duke u treguar banorëve të tjerë për veten, në aspekte të ndryshme. Përsa i përket pamjes së jashtme ajo ka treguar se flokët e saj i ka të shkurtra, por për momentin i ka zgjatur artificialisht. I pëlqejnë veshjet e gjera dhe është “tip repisteje”. Një nga gjërat që nuk i pëlqejnë tek vetja, madje që i urren, janë dhëmbët, megjithëse shumë njerëz i thonë se aty e ka të gjithë lezetin. Muzika i pëlqen shumë dhe kënga e saj e preferuar është “No stress”nga Laurent Wolf. Asaj i pëlqen jashtë mase të këcejë, madje, sipas Mesidës, arsyeja për të cilën del me shoqërinë, është jo për të pirë, pasi ajo nuk e pi fare alkoolin, por për të kërcyer.Ajo ka treguar gjithashtu se studion Juridik, ka jetuar në Gjermani, ka një vëlla më të vogël që bashkëjeton me një suedeze dhe që ka një fëmijë me të. Pyetjes së Liritës se a kuptonte kur fliste ajo iu përgjigj se jo vetëm e kuptonte, por kur ishte e vogël fliste tamam si ajo. Kjo sepse kishte jetuar në Gjermani. Mesida ka jetuar edhe në Suedi dhe në të dyja këto vende kishte njohur shumë kosovarë.