Video Live: Rihanna fal të dashurin, Fansat protestojnëVied

March 4, 2009   | Lajmet / Vijesti

rihanna-and-chris-brownRihanna dhe i dashuri i saj Chris Brown janë sërish bashkë. Pas dhunës që ai ushtroi mbi këngëtaren e hip hop-it, pak para natës së çmimeve Grammy Awards dhe bujës që bëri gjithë kjo ngjarje, Rihanna është hedhur sërish në krahët e tij.  Së paku këtë tregojnë revistat “People” dhe “US Weekly” çifti ende i dashuruar po kalon një periudhë qetësie në Majami, në shtëpinë e Puff Diddy. “Rihanna dhe Kris janë prapë bashkë dhe ajo e ka falur. Ajo është ende e dashuruar me të, dhe ai duket se gjithashtu e do. Duan që të dy të rindërtojnë raportin që u la në mes nga ngjarja e pak kohëve më parë, për të cilën Kris ka shprehur vuajtjen e madhe që kaloi”- tregojnë zëra pranë tyre.
Pati shumë zhurmë rreth dhunës që ai ushtroi mbi këngëtaren e bukur. Disa thotë se rebelimi dhe më pas ushtrimi i forcës erdhi pas zbulimit të një shtatzënie të mundshme, por ende nuk ka ndonjë gjë të prerë. Nëse është kjo,- kanë thënë njerëzit, më keq nuk ka ku të shkojë. E megjithatë, Rihanna, edhe pasi u shfaq me fotot skandaloze me fytyrë të shformuar e të nxirë nga ‘dajaku’, e ka falur sërish.
Fansat e të dyve kanë protestuar fort për këtë ribashkim, që mesa merret vesh ndodhi këtë fundjavë. Për ta një veprim i tillë nuk mund të tolerohej. Ndaj, në shenjë proteste kanë nisur e-maile pa fund në faqen web të Mtv dhe Tv Guide, duke lëshuar kritika të ashpra, në mënyrë të veçantë për këngëtaren, që u tregua e gatshme të falte të fejuarin. Familja dhe miqtë, janë gjithashtu kundërshtarë të këtij vendimi.

1