Adelajda ë Bjordi : Duhet të rrish larg meje

adelabjordi-kercejne-1-big-brother.albania02/03/09 00:00

“Do të vish të kërcejmë?”- I ka thënë Adelajda Bjordit. Ai nuk ka pranuar dhe i ka thënë që më mirë të rrinin të dy ulur. Ajo ka ngulur këmbë duke i thënë se ishte më mirë të argëtohej, sesa të rrinte shtrirë në divan. Bjordi ia ka kthyer duke I thënë se ajo mund të mos e dinte kush ishte më e mira për të, por duke theksuar që me këtë që i thoshte, nuk donte aspak ta ofendonte. Adela ka këmbëngulur dhe më në fund të dy i janë dorëzuar tingujve të muzikës që Vëllai i madh kishte vënë për banorët e shtëpisë. Adela i ka thënë Bjordit se duhej të përpiqej të bënte gjërat që e bënin të ndihej më mirë, kështu nuk do të mërzitej. “Duhet të fillosh të rrish larg meje, – i ka thënë ajo Bjordit, teksa kërcenin, – në mënyrë që të kesh mundësi të rrish me persona të tjerë.” “Po pse nuk mund të rri më afër me ty? – e ka pyetur ai. Adelajda i është përgjigjur se nuk e dëshiron këtë, të paktën jo në mënyrën që do ai të rrinë afër.

10