Mali i Zi-Shqipëri, thellim bashkëpunimi midis policive

March 5, 2009   | Shoqëria / Društvo

veselin-veljovic_ahmet-prenciDrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar, Ahmet Prençi, ka zhvilluar një takim homologun malazez në Podgoricë Veselin Veljoviç, ku është diskutuar thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mjaft të suksesshëm policor ndërmjet dy vendeve.
Gjatë një konference të përbashkët shtypi, të mërkurën, Prençi dhe Veljoviç, konfirmuan edhe një herë bashkëpunimin e frytshëm midis dy policive në luftën kundër krimit dhe trafiqeve të paligjshme, ku është theksuar operacioni i përbashkët i zhvilluar ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj malazeze, më datë 26 shkurt.
“Bashkëpunimi ynë konsiston në operacione dypalëshe dhe patrulla të përbashkëta ndërkufitare, të cilat dhanë rezultatet e tyre tepër eficente në goditjen e rrjetit kriminal, ku u arrestuan 25 shtetas dhe u kap një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike”, tha në fjalën e tij drejtori i përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi.
“Vazhdimësia e operacioneve të ngjashme do të thellohet dhe më tej në të ardhmen për menaxhimin perfekt e të integruar ndërkufitar. Bashkëpunimi reciprok dhe eficent midis policive të vendeve të rajonit është mesazh i qartë integrues drejt vendeve të BE-së dhe aleancës euroatlantike”, theksoi ndërkaq në përfundim të fjalës së tij Premçi.
Gazeta Start