Qetsori : Kush e nominoi Agonin?!

qetsori-pyet-per-agonin-big-brother-albania02/03/09 00:20

Të ulur në zonën e ndenjies, Qetsori ka pyetur banorët se kush e kishte nominuar Agonin. Bjordi i ka thënë se rregulli është mos treoghet për nominimet, por Qetsori ka vazhduar duke thënë se donte ta dinte thjesht për kuriozitet. E të njëjtit mendim me Bjordin ka qenë edhe Lirita, që ka thënë se Agoni mund ta marrë vesh tani që është jashtë, por ata aty brenda jo. Qetsori ka thënë se ai, nga e tij, nuk e kishte nominuar asnjëherë. Pas kësaj, vetëm Adelajda pranoi se e kishte nominuar, ndërsa një pjesë heshtën, pjesa tjetër thanë jo. “Nuk e kuptoj këtë frikë, – ka thënë Pavlini, -unë për vete nuk kam frikë të them kë kam nominuar e kë jo. Banorët e tjerë, kryesisht Lirita e Adi ia kthyen se nuk është punë frike, por rregullash. Në momentin që të gjithë banorët filluan të debatonin, Qetsori u ngrit dhe iku. “Mirë jua bëri, -tha Lirita, – ju futi në lojë dhe iku!”