Tema e Aidës

tema-aida-troka-big-brother-albania03/03/09 18:08

Është radha e Aidës që sot të organizojë debatin që banorët bëjnë përherë në formë emisioni dhe ajo ka zgjedhur si temë të flasin për shoqërinë. Të gjithë janë mbledhur në sallon dhe Aida si fillim thotë kërkesat e saja që emisioni t’i dalë sa më mirë. Aida bën hapjen e emisionit dhe prezanton temën mbi të cilën do të diskutohet. Ajo i pyet të gjithë me radhë se si e konceptojnë ata me pak fjalë shoqërinë dhe banorët japin mendimet e tyre të ndryshme. Banorët e kanë bërë me fjalë që më parë që debati i Aidës të mos realizohet. Inisiatore e këtij plani është Adelajda e cila u ka thënë banorëve se në momentin që Aida të prezantojë temën, ata të fillojnë të flasin pa radhë e ta inatosin atë. Adelajdën e ka mbështetur edhe Dritani i cili ka instruktuar një pjesë të banorëve për ta realizuar këtë plan. Dhe në fakt banorët e kanë cuar këtë plan deri në fund dhe në momentin e duhur ata fillojnë të bëjnë zhurmë duke e bërë Aidën të ngrihet e të dalë jashtë në kopësht. Aida duket shumë e mërzitur. Bika shkon në kopësht për ta qetësuar dhe i thotë se kjo ishte vec një lojë e menduar për t’u argëtuar. Aida i thotë se nuk ka ndërmend që ta realizojë më debatin e saj. Aty vjen edhe Lirita për t’i bërë shoqëri dhe Aida i thotë se me këtë lojë arritën vec ta mërzisnin e jo ta nervozonin. Më pas të gjithë banorët dalin në kopësht dhe duke qëndruar para saj i thonë në kor “Na fal!” Edhe pse banorët i kërkuan të falur, Aida vazhdon të ndihet e mërzitur dhe mendon se të gjithë janë përgjegjës. Banorët nga ana e tyre komentojnë situatën: disa mendojnë se edhe ata po të ishin në vend të Aidës do të mërziteshin kurse të tjerë thonë se këtu s’ka asgjë për të të ngelur qejfi sepse kjo ishte vec një lojë.