Big Brother Albania 2 – Muzikë për banorët

duke-kercyer-big-brother-albania03/03/09 17:30

Pas drekës, për banorët u vendos muzikë dhe ata menjëherë filluan të kërcejnë e të argëtohen pa lënë asnjë minutë që t’u shkojë dëm. Disa kërcejnë brenda në shtëpi e disa në kopësht. Arjoni dhe Zhuljeta qëndrojnë duke i parë e herë pas here bëjnë thashetheme. Ata flasin për Mozën të cilën Arjoni e quan shumë të dashuruar pas vetes, kurse Zhuljeta i thotë se është mosha që e bën të tillë. Me ta bashkohet edhe Mesida dhe diskutojnë këngët. Ajo thotë se i di thuajse të gjitha tekstet e këngëve edhe pse nuk di të këndojë. Arjoni ndryshon temë duke u nisur nga sjelljet e Liritës dhe thotë se nuk i mbush mendjen që ajo nuk i pëlqen femrat. Vajzat hidhen në mbrojtje të saj dhe i thonë Arjonit se një sjellje e tillë nuk ka asgjë të keqe dhe se meshkujt në përgjithësi keqkuptohen kur vajzat qëndrojnë me njera-tjetrën. Arjoni vazhdon të thotë se i duket shumë e bukur një dashuri mes dy vajzave por Zhuljeta i thotë se do të ishin shumë xheloze. Ata fillojnë të diskutojnë për këto lloj marrëdhëniesh. Të tjerët vazhdojnë të kërcejnë e të këndojnë.
Por, për banorët është menduar një tjetër lloj muzike: muzikë popullore. Ata të gjithë gjallërohen e fillojnë të kërcejnë e të këndojnë duke marrë vallen me radhë. Për rreth një orë e gjysmë banorët argëtohen me këngët e përzgjedhura.

1