Hajro Ulqinaku: Barka me visare

March 6, 2009   | Kulturë / Kultura

libri-barka-me-visare-_hajro-ulqinakuEnde nuk ka mbaruar viti kalendarik dhe nga Asociacioni Ulqini nga Ulqini doli në treg dhe një libër me shumë rëndësi e i cili është i pesti me radhë këtë vit.
Bëhet fjalë për botimin e tretë të Barkës me visare të autorit të mirënjohur nga Ulqini, z. Hajro Ulqinaku
Barka me visare siç thotë edhe vetë autori është një përmbledhje personale me tregimet më të bukura të cilat ia ka kushtuar detit dhe vendlindjes, fakt ky i pamohueshëm pasi që ky libër edhe është i parashikuar si lektyrë shkollore për klasën e VI të shkollës fillore të reformuar.
Libri përmban 25 tregime me motive nga deti e që padyshim se janë shumë joshëse për lexuesit tanë të vegjël. Autori njeh mirë jetën e njerëzve të bregdetit e veçmas shpirtin e etur të fëmijëve kureshtarë të etur për tema me motive dhe ide nga deti, bregdeti, ishujt, thesaret, piratët, peshkimin, ullishtat mijëvjeçare. Që të jetë sa më i këndshëm dhe më i kapshëm për lexuesin libri përmban edhe një fjalorth terminologjik të fjalëve lokale të cilat fliten në Ulqin e që kanë të bëjnë për detin dhe objektet rreth tij.
Libri i këtillë padyshim se është një pasuri e madhe për letërsinë shqipe. Ai paraqet plotësim sado të vogël në zbrazësinë e krijuar në mungesë të mjeteve mësimore e posaçërisht të lekturës shkollore.
Botoi Asociacioni ULQINI, Ulqin 2008

Gazmend Çitaku

Burimi / www.buzuku.cg.yu

YouTube Preview Image