Shqipëria lojë miqësore me Malin e Zi në Podgoricë

March 6, 2009   | Sporti / Sport

lorik-canaShqipëria do të luajë kundër Malit të Zi më 12 gusht. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Bici. Kontaktet kanë filluar para disa ditësh dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. “Ne jemi në kontakte me drejtuesit e Federatës së Malit të Zi dhe kemi arritur një akord verbal. Shpresojmë që kjo të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme – ka thënë numri 2 i FSHF-së. – Ndeshja, sipas të gjitha gjasave do të luhet në Podgoricë. Mendojmë se kjo do të jetë një test i vlefshëm për Kombëtaren dhe një kundërshtar si përfaqësuesja e Malit të Zi, është padyshim i një niveli të mirë që i përputhet edhe kërkesave të skuadrës sonë dhe stafit drejtues të saj”. Sekretari i përgjithshëm pohoi se kanë nisur që tani përgatitjet për ndeshjet eliminatore kundër Hungarisë dhe Danimarkës dhe se Federata do të bëjë të pamundurën që gjithçka të bëhet sa më mirë. “Një fitore kundër Hungarisë, padyshim që do të përmirësonte pozitat e përfaqësueses sonë dhe do të korrigjonte në një farë mënyre edhe atë ndalesë të panevojshme ndaj Maltës. Shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë dhe të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes”, ka thënë Bici. Kjo mund të jetë miqësorja e parë për përfaqësuesen shqiptare.

YouTube Preview Image
1