Adela: Mos më thirr “Zysha”

zysha-dhe-aida-big-big-brother-albania05/03/09 16:25

Banorët diskutojnë për uniformat në shkollë. Aida është kundër uniformës në shkollë dhe fillon të shprehë mendimin e saj. Adelajda ndërhyn në momentin që po fliste Aida dhe asaj nuk i pëlqeu kjo gjë. Ajo i thotë:”Pse flet mi zyshe apo mendon se je aq e aftë të ma kapësh mendimin akoma pa e thënë”? Adelajda i thotë që nuk i pëlqen që ta thërrasë”zysha”, dhe se Aidës i pëlqen vetëm të flasë, dhe nuk dëgjon. Aida i thotë që “Nuk je askushi që të më ndërpresësh”, dhe se flet kur nuk i takon të flasë. Adelajda i thotë që sa herë diskutojnë Aida i vë në dukje faktin që ajo jep mësim duke i përmendur lapsin dhe regjistrin. Aida i thotë që këtë përshtypje i jep dhe ne jetën e përditshme pasi kur ja kërkon një gjë Adelajda ja thotë në formë urdhërore. Adelajda i thotë që ndoshta shikon nje gjë që nuk është e vërtetë pasi asnjë person nuk ja ka vënë këto gjëra në dukje. Aida thotë që e ka në dorë ta vërtetojë këtë gjë dhe se nuk po e quan “diktatore por zyshë”. Adelajda thotë që sa ka hyrë në shtëpi Aida me të është kapur për të njëjtat gjëra.