Adelajda: Se harroj kurrë

adi-lulet-big-brother-albania-207/03/09 12:47

Banorët diskutojnë për mësuesit. Qetsori tregon raste nga jeta e tij kur është keqtrajtuar nga mësuesit. Adelajdës nuk i pëlqen kjo gjë dhe i thotë:-“Sot është festa e tyre dhe nuk duhet të bisedojmë për këto gjëra, të paktën jo sot”. Qetsori e pyet Adelajdën nëse ndonjë pjestar i familjes së saj ushtron profesionin e mësuesit. Ajo i thotë që përvec saj nuk ka asnjë pjestar tjetër që është mësues. Ai i thotë që i ka të dy prindërit mësues dhe tregon histori nga prindërit e tij. Bjordi thotë:-“Është hipokrizi të mos flasësh sot për mësuesit”! Ai thotë që dëshiron të flasë për të mirat, si dhe për të këqijat e tyre. Qetsori thotë që më përpara mësuesit i rrihnin nxënësit ndërsa në ditët e sotme ato marrin lekë. Banorët tregojnë histori të ndryshme nga jeta e tyre. Adelajda i tregon për herën e parë që kishte festuar “7marsin”. Ajo tregon se nxënësit i kishin dhuruar të gjithë lule dhe thotë:-“Unë isha mësuesja me më shumë lule nëpër duar”. Dritani i thotë që vitin tjetër do i tregoj njerëzve që 7 marsin e kaloi në Big Brother. Adelajda i tregon Qetsorit për surprizën që i kishte bërë Adi. Ajo thotë që në kohën që ajo ishte në tualet Adi i shkon dhe e uron për festën duke i hedhur dhe një trëndafil. “S`e harroj kurrë atë moment”-thotë ajo.

2