Aida: Adelajda do të nominohet

per-nominimet-big-brother-albania-207/03/09 01:42

Mesida diskuton me Aidën dhe Liritën për emocionet që të pushtojnë ditën e shtunë gjatë spektaklit. Ajo i thotë se ndihet kurioze se cfarë emocionesh do përjetojë. Aida i thotë se nëse ndihet rehat në shtëpi edhe pse mund të ketë ngacmime të vogla me të tjerët, atëherë ka për të qënë shumë në siklet sepse nuk do dijë kë të nominojë. Mesida tregon se e ka të vështirë të gjejë argumente për të cilat të nominojë ndonjë edhe pse e ka menduar gjatë gjithë javës dhe se është munduar t’i njohë të gjithë. Aida e pyet për personat të cilët nuk ka shumë bisedë. Mesida i tregon për Bikën e cila nuk i ka krijuar mundësinë ta njohë por Aida e këshillon se ajo do një ose dy javë që të hapet dhe shton se Bika është njeri shumë i mirë. Mesida interesohet për mënyrën se si veprohet kur është momenti i nominimeve dhe Aida ia spjegon. Lirita ka frikë se këtë javë mund të jetë dhe ajo e nominuar dhe se një ndër ata që do ta nominojë mund të jetë Sori. Ajo pyet vajzat se cilët persona mund të nominohen këtë javë dhe Aida përgjigjet se ka përshtypjen se Adelajda do të rikthehet pasi ka debatuar shumë me Sorin. Aida dhe Lirita bisedojnë me zë shumë të ulët me njera-tjetrën lidhur me temën e nominimeve.