Aida: Do më marrë malli për ju

aida-republika-adelajda-big-brother-albania-207/03/09 11:38

Republika, Aida dhe Adelajda bisedojnë se si do të jetë momenti kur të dalin e të shkojnë në shtëpi. Ato thonë se kanë kohë këtu dhe se do u duhet pak kohë që të ambientohen më pas me shtëpinë e tyre. Aida e krahason me ardhjen nga jashtë vendit. Adelajda pyet nëse do t’i ruajnë kontaktet kur të jenë jashtë. Aida u thotë vajzave se ajo ka për ta ndjerë shumë mungesën e tyre sepse jeton vetëm dhe u mësua me shumë njerëz. Adela i thotë me shaka se tani që u bë VIP nuk do ta lërë më njeri vetëm. Bika i thotë se u mjafton një zile nga ajo dhe i shkojnë drejt e në shtëpi. Ajo i thotë Adelës se e mori një ftesë nga Aida dhe pak rëndësi ka nëse është e sinqertë apo jo. Aida i përgjigjet se ftesën ia ka bërë dhe ajo le ta marrë si të dojë. Vajzat fillojnë të bëjnë shaka më Aidën dhe i thonë se kur të trokasin në shtëpinë e saj, ajo do t’u hapë derën e do i pyesë se kush janë sepse në Big Brother ka qënë por ato nuk i mban mend. Ato qeshin me njera-tjetrën.