Big Brother Albania 2 : E drejtë apo e gabuar?

per-adoptimin-big-bother-albania-207/03/09 11:05

Banorët hapin një temë për të diskutuar që është adoptimi i fëmijëve nga dy prindër të të njejtës gjini dhe a është kjo e drejtë apo e gabuar. Ata, gjatë diskutimit ndahen në dy grupe: ata pro këtij mendimi dhe ata kundër. Lirita nuk e mendon si të gabuar egzistencën dhe raportin ndërmjet homoseksualëve por, nuk e sheh të arsyeshme që ata të adoptojnë një fëmijë. Mesida mbron mendimin e saj se është më mirë të kesh dy prindër se sa asnjë dhe të rritesh në jetimore, qofshin këta prindër homoseksualë. Ajo thotë se ata do t’i japin fëmijës edukatë dhe do ti mësojnë vlerat në jetë sepse një fëmijë që rritet vetëm, nuk ka kush t’ia mësojë. Bjordi mendon se ata mund t’i japin më shumë dashuri. Edhe Mesida mendon kështu dhe i krahason ata me një cift të cilët nuk mund të kenë fëmijë dhe faktin se sa e dëshirojnë këtë gjë. Dritani është kundër kësaj ideje dhe thotë se një mashkull nuk mund të bëjë rolin e femrës apo dhe e kundërta. Bjordi e kundërshton pasi thotë se ai është rritur pa babanë dhe nëna i ka bërë të dy rolet. Po të njëtën gjë thotë edhe Mesida të cilën e ka rritur babai. Dritani i thotë se kjo është ndryshe sepse ata i kanë prindërit dhe vazhdon të thojë se edukata që do të marrë ai fëmijë me prindër të të njëjtës gjini, nuk do jetë e mirë. Mesida i thotë se njerëzit homoseksual kanë një mentalitet tjetër nga ai i njerëzve të tjerë dhe se nuk do t’i mësonin fëmijës të ketë të njëjtat preferenca si ta. Edhe Pavlini është kundër kësaj ideje dhe i thotë se ata kanë për ta edukuar keq atë fëmijë pasi i urrejnë marrëdhëniet heteroseksuale. Mesida i thotë se homoseksualiteti është i lindur dhe se kjo nuk e ndryshon një njeri. Bjordi thotë se për aq kohë sa nuk njohin njerëz homoseksualë ose fëmijë që janë rritur nga një cift i tillë, atëherë nuk do të ndryshojnë mendim. Edhe pse diskutojnë duke sjellë argumenta të ndryshme, mendimet e asnjërit grup nuk ndryshojnë.