Bika dhe Bjordi : Adelajden e shoh si shoqe

bika-dhe-bjordi-big-brother-albania-205/03/09 01:50

“Si e shikon ti Adelajden, – e ka pyetur Republika Bjordin, – si shoqe apo diçka më shumë?”. Bjordi i është përgjigjur se e sheh thjesht si shoqe, për aq kohë sa ajo nuk e lejon për më shumë, kur gjithë ditën i largohet, i thotë të mos e preki apo mos bëj atë, mos bëj këtë. Republika i ka thënë se kur ai e puth, Adela nuk i shmanget. Bjordi e ka kundërshtuar, sepse, sipas tij, ajo i shmanget. Republika vazhdoi duke i thënë se kishte vënë re që një ditë më parë, ai e kishte përqafur dhe ajo nuk e kishte shmangur dhe se ajo mendonte se Adelajda e pëlqente, por nuk donte të bënte gjeste, që të binte në sy. “Ti mendon se ajo të pëlqen si çun, apo të sheh si të shoh unë?” – e ka pyetur sërish Republika Bjordin. Ai i është përgjijgur se nuk e dinte. Republika e ka pyetur edhe nëse e bezdiste që po e pyeste dhe Bjordi i është përgjigjur se do të bezdisej nëse do ta pyeste dikush tjetër, por jo Republika, pasi ai e kuptonte drejt qëllimin e pyetjeve të saj.