Bjordi : Jam shqiptar

bjordiadi-big-brother-albania-205/03/09 12:25

Bjordi dhe Adi rrijnë në kopësht. Mes tyre hapet një bisedë në lidhje me jetën e shqiptarëve jashtw vendit dhe se si e prezantojnë veten përpara të huajve. Adi i thotë Bjordit se nga fakti që ai ka jetuar që shumë i vogël në Itali, mund ta quajë veten italian pasi ka marrë një tjetër kulturë nga ajo shqiptare. Por, Bjordi nuk e pranon këtë ide. Ai e thotë me bindje të plotë se është shqiptar dhe ndihet i tillë. Ai i thotë Adit se nuk ishte ai që zgjodhi të largohej, por ishin rrethanat që e detyruan. Bjordi thotë se nuk e ka prezantuar veten asnjëherë si italian por gjithmonë si shqiptar dhe se të huajt habiten e i thonë se nuk duket fare si i tillë dhe këtë ja thonë në formën e komplimentit. Ai i thotë Adit se kjo mënyrë paragjykimi nga të huajt e vret. Bjordi thotë se ndihet një person korrekt dhe se do që të tjerët ta gjykojnë për atë që është dhe jo të paragjykohet sepse është shqiptar, sic ndodh me shumë të tjerë të cilët preferojnë të mos e tregojnë identitetin e tyre. Ai i tregon Adit se ndihet i lënduar edhe nga personat që ndodhen në shtëpi pasi e trajtojnë si një emigrant dhe Adi i jep zemër duke i thënë se këtu janë për pak kohë dhe se janë për të luajtur një lojë. Adi i thotë se banorët e tjerë kanë të drejtë për ta pyetur e jo për ta vënë në siklet dhe i kërkon Bjordit që të mos e vrasë shumë mendjen për këtë cështje. Bjordi i tregon Adit se këtu po përpiqet të tregojë se cili është në të vërtetë por të tjerët nuk e lënë që të shprehet. I vetmi që e dëgjon është Adi. Ai thotë se është inteligjent dhe këtë armë do të përdorë në këtë lojë, por i mungojnë fjalët që të shprehet qartë. Bjordi i tregon se i kishte rënduar shumë një shprehje që i kishte thënë Arjoni dhe Adi e këshillon se nëse e ndjen veten si luftëtar, të hidhet në sulm.