Bjordi: Në Itali ndjehem më mirë

bjordi-per-emigrimin-big-brother-albania-205/03/09 00:30

Bjordi ka treguar në shumë raste është ndjerë më shumë emigrant në Shqipëri sesa në Itali, sepse kishte emigruar shumë i vogël dhe kishte marrë vlerat e atij shteti, ishte rritur si italian. Bjordi ka thënë se më mirë, tani për tani ndjehet në Itali, sepse gjuha dhe mentaliteti i tij nuk ishte shqiptar. Ai ka thënë gjithashtu se ishte gati totalisht i huaj në Shqipëri. Atje e kam më pak të vështirë për të jetuar. Aida e pyeti Bjordin, sesi ishte e mundur që ai të ndjehej kështu, kur ai vet u kishte treguar raste ku në Itali ishte ndjerë shumë keq, për faktin që ka qenë emigrant.. Bjordi shpjegoi se në Shqipëri njerëzit e kanë pranuar më shpejt e më mirë, megjithatë në Itali ndjehet më mirë, sepse jeta e tij është atje.