Dashuria e parë e Bjordit

bjordi-per-dashurin-big-brother-albania04/03/09 17:45

Bjordi tregon për dashuritë e tij. Njërherë thotë ai jam dashuruar me nje besimtare dhe për një vit rrjesht shkoja afër shtëpisë së saj dhe i këndoja. Dritani e pyet nëse e kishte puthur por ai thotë që jo. Bjordi thotë që mbas disa kohësh erdhi ajo tek ai por nuk i interesonte më. Ai tregon për dashurinë e parë që e kishte patur në kopësht. Ai tregon se kur ishte katër vjec kishte të dashur vajzën më të bukur në kopësht. Ai e kishte propozuar duke i thënë që tani je e fejuara ime dhe ajo pranoi. Cdo ditë para se ikja e puthja shton ai. Bjordi thotë se ka qënë fëmija i vetëm që bënte këto gjëra në kopësht. Ai thotë që për tu ndarë kishte shpikur një arsye kot duke i thënë që asaj i pëlqente dikush tjeter. Ne ishim të vegjël dhe ajo e pranoi këtë gjë pasi nuk kuptonte asgjë. Lirita e pyet nëse i është thyer shpesh zemra Bjordit nga dashuritë dhe ai përgjigjet se zemrën e kam copë-copë