Loja e banorëve në Big Brother Albania 2

loja-e-banoreve-big-brother-albania-206/03/09 02:20

Republika ka propozuar që të luajnë një lojë. Njërit prej tyre do t’i lidheshin sytë dhe ai duhet të gjente cili ishte personi që do të kishte përballë, duke i prekur fytyrën. E para që mbylli sytë ishte Mimoza. Republika i lidhi asaj sytë dhe loja filloi. Ajo gjeti saktë Republikën dhe Adin, por ngatërroi Liritën për Bjordin. Loja vazhdoi me banorët e tjerë. 
Më pas ata e zhvilluan lojën në një tjetër drejtim. Dy prej banorëve u lidheshin sytë dhe nën drejtimin e dy banorëve të tjerë, vetëm nëpërmjet zërit, ata duhet të shkonin symbyllur në vende të ndryshme të shtëpisë. Të qeshurat ishin të shumta dhe banorët u dukën të kënaqur nga loja e re.