Mesida dhe Bjordi : Nuk jam arush, jam ari!

bjordimesida2-big-brother-albania-205/03/09 02:15

Pas Republikës dhe Adelajdes, në divanin ku ishte shtrirë Bjordi, është afruar Mesida. Ajo e ka pyetur nëse ishte i mërzitur. Më pas i ka thënë se mendonte se e kishte kuptuar shkakun e mërzisë së tij, kishte të bënte me një person të veçantë në shtëpi. Ajo i ka thënë se i vinte shumë keq, sepse e kuptonte që ai ishte i ndjeshëm, madje shpresonte që ai të mos ishte aq i ndjeshëm sa mendonte ajo. “Sa keq më vjen, arushi im!” – i ka thënë ajo më përkëdheli. “Nuk jam arush, jam ari!” – ia ka kthyer Bjordi. Mesida ka vazhduar t’i thotë se nëse ai ishte i mërzitur për atë që mendonte ajo ( për Adelajden), ai duhet të kishte parasysh sesi funksiononin gjërat në Shqipëri dhe po ashtu brenda shtëpisë ku ata ndodheshin dhe, sipas saj, edhe nëse një vajzë do ta pëlqente Bjordin, ajo nuk do ta shprehte pikërisht për këtë fakt. “Por ti, – i ka thënë ajo, -duhet të vazhdosh të luftosh!”.

4