Mesida kundër Qetsorit

mesida-kunder-qetsor-big-brother-albania04/03/09 22:55

Mbas provës së javës banorët diskutojnë për tema të ndryshme. Mesida kapet me Qetsorin pasi i duket që nuk tregon respekt kur të tjetrët flasin. Ajo i thotë që nga sjellja e tij me banorët e tjerë kupton tipin e tij dhe fakti që ai nuk i pëlqen të dëgjojë e bën arrogant. Qetsori i thotë që i pëlqen të jetë kështu por Mesida i thotë që ajo nuk e beson që ai është kaq arrogant ne jetën reale. Ai i thotë që nuk do të ndryshojë tipin që ajo të ndryshoj mendimin për të. Ai thotë që ndoshta fakti që është arrogant ndoshta është një nga arsyet që ai ka hyrë në Big Brother. Qetsori i thotë që nuk i pëlqeu kur ajo u shpreh për votimin dhe tha që një lloj proteste është dhe ajo e të mos votuarit pasi ai është i mendimit që të gjithë duhet të votojnë. Ajo e lidh këtë mënyrë të menduari me faktin që nuk ka shumë kohë që ka ardhur në Shqipëri por ai i thotë që dhe ai ka jetuar jashtë por që i ka ndryshuar mendimet me kalimin e kohës. Mesida i thotë që brenda në shtëpi duhet të egzistojë respekti pasi po të jesh arrogant vetëm për lojë,loja do mbarojë shumë shpejt. Qetsori i thotë që ajo ndoshta ka hyrë me motivin për të shkuar mirë me të gjithë por jo të gjithë brenda në shtëpi e kanë si qëllim. Ajo i thotë që këtu brenda ndryshojnë gjërat se mbas 3muajsh kur të dalin do jenë bërë si një familje. Qetsori është dakort por shton se ka një problem në mes,dhe është fakti qe pavarsisht se mund ta kesh përzemër një person,ti do jesh i detyruar ta nominosh pasi të gjithë janë egoist. Mesida i thotë që nuk është egoiste,dhe se do ti pëlqente që Big Brother ta fitonte dikush që e ka përzemër.