Mesida në Karaoke para se të futej në BB

mesida-karakokeKjo që shikoni në foto tashmë është një fytyrë shumë e njohur për ju. Pra është Mesida Lleshi, vajza që u fut në shtëpinë e “Big Brother” një javë më parë. Mesida ka treguar për veten gjatë qëndrimit një javor në shtëpi. Ajo ka thënë se ka vite që jeton jashtë Shqipërisë me babain dhe vëllezërit. Prindërit i ka të ndarë dhe mamanë e saj e ka takuar vetëm katër herë gjatë gjithë jetës së saj. Kjo foto është shkrepur nga paparaci ynë para se ajo të futej në “Big Brother” thjesht si në vajzë simpatike. Mesida ka qenë tek “Magic 4” ditën e Pavarësisë në një lokal të njohur për karaoke dhe për të qenë deri në fund e përshtatshme në look me festën, ajo kishte vizatuar në trup një shqiponjë dhe disa yje. Edhe pse larg Shqpërisë, duket se Mesida di të përshtatet shumë mirë me ambientin dhe atë natë ajo ka qenë e shoqëruar nga shumë miq me të cilët ka kënduar dhe është argëtuar.