Mimoza: Cfarë është dashuria ?

mimoza-per-dashurine-big-brother-albania-205/03/09 18:50
Mimoza vendos si temën e ditës”Dashuria”. Ajo thotë që ajo nuk e di se cfarë është pasi nuk e ka provuar,prandaj do të dëgjoj banorët se cfarë mendimi kanë për dashurinë. Mimoza i pyet banorët nësë janë të dashuruar dhe disa prej tyre përgjigjen po, ndërsa Adelajda thotë që ka qenë e dashuruar por se tani nuk është e sigurt nëse është ende. Ajo nuk do të shprehet në lidhje me historinë e saj dhe mundohet të japë thjesht definicionin që ka ajo për dashurinë duke thënë që “dashuria është një ndjenjë që të bën ta duash më shumë jetën”. Mesida thotë “dashuria e parë nuk harrohet” dhe se ajo ruan akoma mesazhet e të dashurit të parë. Republika thotë që në rastin e saj është kthyer shoqëria në dashuri. Qetsori thotë “Dashuri është ajo që kurorzohet me një fëmijë”. Dritani thotë që shprehja më e bukur për të është kur i kanë thënë “të puthë” dhe aty ai kishte kuptuar që ajo e dashuronte vërtetë. Qetsori thotë që para se të njihte gruan ka rënë në dashuri me shikim të parë dhe për të ishte një ndjenjë mjaft intesive. Dritani i thotë që ai nuk beson në këtë lloj dashurie. Zhuljeta shprehet se ajo në jetë është një person që fal shumë dashuri, dhe se fakti i të qënurit e dashuruar e bën të dojë veten më shumë. Ardjani thotë që e ka marrë më shumë dashuri,dhe ka dhënë më pak. Arjoni shprehet se një person që ke dashur nuk mund ta urresh ndërsa Bjordi shprehet”dashuria nuk është lojë”. Mimoza i pyet për poezitë më të bukura që kanë dërguar ose kanë marrë. Aida thotë që mund të ketë shumë shprehje për të thënë të dua por për të janë gjestet ato që tregojnë dashurinë e vërtetë. Pavlini,Lirita dhe Republika recitojnë poezitë. Bika thotë që këtë poezi e ka derguar për vitin e ri:
“Ngrije kokën dhe shih yjet.
Në mes tyre do me gjesh mua.
Kur të gjithë do thonë “gëzuar”
Unë do them “të dua”.

Poezia e Pavlinit:Disa herë kam hyrë në dush, dhe kam dalë i tharë.
Puthjet që ti më dhe,nuk desha që uji të m`i marrë.

Poezia e Liritës:Si të kalon dita kur nuk po më sheh?
Si të duket nata kur pranë nuk më ke?
Si të rrinë të qeta buzët e tua ?
Si të duron zemra pa më thënë të dua?

5