Përballja e Qetsorit

qetsori-bb-big-brother-albania-207/03/09 21:47

Qetsori është një tjetër banor të cilit i bëhet një surprizë. Big Brother i ka futur në një zarf ekografinë e fundit të fëmijës së tij, në mënyrë që ai ta ndjekë në cdo hap shtatëzaninë e bashkëshortes dhe pse brenda shtëpisë së Big Brother-it. Ai ndjehet mjaft i lumtur për surprizën dhe ia tregon banorëve të tjerë ekografinë,madje propozon që t`a varin në kornizë. Në dhomën e rrëfimit Arbana e pyet në lidhje me disa supozime që kishte bërë Qetsori në lidhje me letrën që Bjordit i mbërriti nga i ati, duke vënë në dyshim vërtetësinë e saj. Qetsori thotë që atë konkluzion e nxorri nga të dhënat që Bjordi kishte thënë për të atin. Qetsori thotë:-“Analizova vetëm një anë të medaljes”. Ai thotë që ne kemi të drejtë t`i shprehim gjërat ashtu si i mendojmë, dhe jo të na imponohen. Arbana i thotë Qetsorit që Big Brother po reflekton në lidhje me marrjen e masave përsa i përket mungesës së besimit të shprehur nga ai.

2