Elsa Lila: Rikthehet në Tiranë

March 8, 2009   | Lajmet / Vijesti

elsa-lila5Mesa duket zërat për një rikthim të mundshëm të Elsa Lilës në Shqipëri po trasformohen në fakte të vërteta. Sipas disa burimeve tona këngëtarja e njohur ka disa plane në Shqipëri. Rikthimi i saj i përmallshëm por shumë i suksesshëm si prezantuese në festivalin e vjetshëm në RTSH, ia ka shtuar oreksin për të bërë diçka më shumë në atë skenë dhe para atij publiku që e duartrokiti i pari. Thuhet se Elsa Lila po kalon shumë kohë në Tiranë. Një nga projektet për të cilat flitet më së shumti në ambientet artistike, është mundësia që ajo të drejtojë një talk show në TVSH me stafin që realizon festivalin e fundvitit në këtë ekran dhe konkretisht me regjizorin e mirënjohur Pali Kuke. Aftësia komunikuese dhe performanca në skenë, përveç talentit si këngëtare, ka bërë që producentët dhe regjizorët ta shohin si një moderatore të një programi mbrëmjeje dhe konkretisht të një talk show.

Gjithashtu flitet se Elsës i është propozuar përsëri për të qenë prezantuese e festivalit të sivjetshëm ku drejtor artistik do të jetë Pirro Çako, por thuhet që kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë. Gjithashtu Elsa në një intervistë për revistën prestigjoze “Shqip”, ka shprehur keqardhjen e saj se në kohën kur ajo fitoi çmimin e parë në festival, nuk ishte lidhur akoma kontrata me Eurosong dhe se do të dësironte që të ishte edhe ajo pjesmarrëse dhe fituese e këtij festivali, për të performuar në skenën e lakmuar nga këngëtarët, në atë të Eurosong. Por miqtë e saj edhe këtë variant e hedhin poshtë, jo se nuk mund të ndodhë, por Elsa thotë se pjesmarrja e saj në festival mund të stepte këngëtarët e tjerë për tu bërë pjesë e saj pasi ekziston ideja se po mori pjesë Elsa, ajo do ta fitojë patjetër çmimin e parë. Prandaj dhe alternativa e një talk show duket ajo më e besueshmja dhe më e realizueshmja për Elsën. Ndërkohë planet e saj artistike në Francë shkojnë si mos më mirë, kurse për jetën e saj private nuk kemi akoma asnjë lajm. Presim se me çfarë të rejash do të rikthehet kësaj here Elsa Lila.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image