Adela: S` kam menduar për 70mijë eurot.

adela-ne-spetakel-big-brother-albania-207/03/09 21:59

Nxënësit e Adelajdës i bëjnë një surprizë mësueses së tyre duke e uruar për festën e “7marsit”. Big Brother ka menduar t`i bëj një lojë Adelës dhe kjo konsiston në ndërrimin e roleve. Nxënësit do të marrin në pyetje mësuesen! Adelajda duhet t`i shpjegojë atyre kuptimin e disa fjalëve. Ajo shpjegon kuptimin e fjalës “Dashuri” duke thënë që është ndjenja që e bën njeriun të ketë dëshirë të madhe për t`a jetuar jetën. Ajo mundohet të shpjegojë kuptimin e fjalës “Lojë” duke thënë, që ajo të dhuron emocione shumë të forta. Ajo shpejgon kuptimin e fjalës “Liria” ,dhe thotë që njeriu pa patur lirinë nuk do njihte dashurine dhe lojën. Kuptimin e fjalës “evolucion “ ajo e shpjegon me teorinë e Carls Darvinit. Një nxënëse e saj e pyet se cfarë do bëj Adelajda nëse fiton 70mijë eurot. Ajo i thotë që nuk e ka menduar asnjëherë fitoren e 70mijë eurove. Ajo thotë:-“Njeriu mendon të fitojë gjërat që ka afër”.

2