Big Brother Albania 2 : Prova e javës.

prova-e-javes-big-brother-albania-207/03/09 22:54

Si cdo javë banorët përballen me një provë jave, të cilën ato duhet t`a kalojnë, pasi aty varet dhe buxheti i tyre. Prova ishte e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë e saj ishte loja Twister të cilën banorët e kaluan me sukses gjatë javës. Pjesa e dytë e provës ishte “Ti vlen” ku banorët duhet të tregonin talentin e tyre në një fushë të caktuar. Dy konkurentët e përzgjedhur për këtë provë ishin Aida dhe Ardjani të cilët u përballën me një juri të vërtetë. Ardjani tregon një barsaletë, ndërsa Aida performon me një kërcim oriental. Juria jep vendimin për Aidën dhe Ardjanin duke e quajtur të kaluar provën e kësaj jave.