Lirita dhe Adi : Pas kalit të mirë ngrihet pluhur

liritaadinominimi-big-brother-albania-208/03/09 00:50

“Je nominuar në vend të Aidës!”- i ka thënë Adi Liritës. Ajo i është përgjigjur se që kur Aida fitoi imunitetin, e kishte kupruar që të gjithë ata që do të kishin dashur të votonin Aidën, tanimë do të votonin atë. “Pas kalit të mirë ngrihet pluhur!”- ka thënë Lirita, duke cituar një thënie të vjetër popullore. Ai i ka thënë se po të kishte qenë në vendin e saj do të përpiqej të njihte kundërshtarët e tij, domethënë, ata që e kishin nominuar. Adi i ka thënë gjithashtu se edhe pse nuk ishte momenti i duhur për t’ia thënë këtë, atë e ngrohte ideja që kur ajo do të dilte, do të dëgjonte fjalët e mira që ai kishte thënë për të. Atëherë, ajo i ka kujtuar lojën “e vërtetë apo dënim”, ku ajo kishte thënë se banori që donte më shumë pas Aidës, në shtëpi, ishte Adi. “Nuk e kam thënë kot!” –përfundoi ajo.