Zhuljeta dhe Qetsori – Unë do të zgjidhja Bikën

zhuljetaqetsori-big-brother-albania-2Unë do të zgjidhja Bikën!
08/03/09 01:05

Qetsori i ka thënë Zhuljetës se zgjedhja e Aidës si kujdestare e shtëpisë nga ana e Dritanit, ishte emocionale, sepse ajo kishte influencë tek ai. Qetsori ka vazhduar duke thënë se ai nuk do ta zgjidhte kurrë Zhuljetën, pavarësisht ndikimit të saj tek ai. “Unë do të zgjidhja Bikën!”. Zhuljeta i ka thënë se dhe ajo do të bënte të njëjtën gjë, do të bënte një zgjedhje teknike, jo një zgjedhje që do ta nxirrte zbuluar. Qetsori ka thenë se, për mendimin e tij, Bika e kishte më të vështirë nga të gjithë ata dhe për këtë ai e respektonte jashtë mase. “Ajo është krejt e huaj këtu, tani që s’është Pavlini, unë bëj tifo për të!”