Adelajda : Ti i pëlqen Mesidës

March 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-bjordi-big-brother-albania-209/03/09 00:50

“Kam vënë re që ti i pëlqen një femre këtu!” – i ka thënë Adelajda Bjordit. “Vetëm njërës?”- ia ka kthyer ai. Pastaj ka vazhduar duke thënë se nuk mund t’i pëlqejë vetëm njërës dhe e ka pyetur atë nëse i vinte inat. Në bisedën e tyre ka ndërhyrë Adi dhe ajo ka marrë tjetër drejtim. Më pas, Adelajda ka insistuar që Bjordi t’i tregojë se cilën nga femrat ai pëlqente më tepër. Kaq ka mjaftuar që ai të fillojë ta ngacmojë dhe, gjithsesi, të mos i japë një përgjigje. Pak më vonë, gjatë kërcimit e njëjta temë është hapur përsëri. Adelajda ka komentuar veprimet e Mesidës, kur kjo e fundit kërcente me Bjordin dhe i tha se ndjenja e Mesidës për të (Bjordin), nuk mund të ishte thjesht miqësi. Sipas Bjordit, gjeste që Adelajdes i duken si gjeste dashurie, mund të jenë edhe thjesht një miqësi e ngrohtë mes një femre e një mashkulli. “Ndwrsa unë i jap shumë rëndësi gjërave të vogla!”- ka thënë Adelajda. Ajo ka shtuar gjithashtu se e kishte parashikuar të ndodhte një gjë e tillë, duke qenë se ata (Bjordi dhe Mesida) kishin shumë të përbashkëta, e para nga të cilat ishte fakti që kishin jetuar të dy jashtë. Veç kësaj, sipas Adelës, Mesida nuk ka komplekse. Bjordi e ka pyetur Adelajden sesi ndjehej ajo për afrimitetin e tij me Mesidën dhe ajo i është përgjigjur se i bëhej qejfi për të. “Prandaj u skuqe ti?” – e ka pyetur ai.

4