Adelajda : Ti ke krijuar barriera

March 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajdabarrierat-big-brother-albania-209/03/09 01:20

Republika i ka thënë Adeljades se ajo nuk e kishte ndryshuar mendimin pozitiv që kishte patur për Adelën dhe nuk donte ta ndryshonte, por edhe pse ajo i kishte dhënë mundësi asaj, më shumë se një herë, që t’i hapej, Adelajda nuk e kishte bërë. Ajo, sipas Bikes, i kishte vendosur barriera, i kishte vendosur një mur përpara dhe Republika donte të dinte pse. Adelajda i ka thënë se nuk e ka bërë këtë dhe nëse nuk u thoshte gjë, kjo ishte sepse nuk kishte asgjë për t’u thënë. Ajo ka vazhduar duke thënë se tashmë u kishte treguar gjithcka për veten, për jetën e saj jashtë, sesi kishte arritur deri aty, për preferencat e saj në lidhje me banorët e tjerë të shtëpisë dhe nuk kishte më asgjë të veçantë për t’ju thënë.