Adi : Nga samurai në geishë

March 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adi-geisha-big-brother-albania-210/03/09 11:40

Adit i kanë sjellë një rrrobëdëshambër. Ai e vesh dhe banorët e komplimentojnë. Mimozës i shkon ndër mend që t’ia bëjë fytyrën me miell e kështu të përngjasojë me një kinez. Adelajda sjell miellin e përgatitur por, Adi e merr dhe mundohet të bëjë Adelajdën me të. Adi i kërkon Mozës që ta lyejë e ta bëjë si një samurai dhe kështu ajo fillon nga puna. Lirita e cila ndodhet në dhomë e ndihmon. Adi gjatë kësaj kohe shkëmben batuta me vajzat duke i thënë të kenë kujdes se po i lyejnë edhe bajamet e mushkritë. Vajzat qeshin e argëtohen. Ai herë pas here shikon veten në pasqyrë dhe u thotë vajzave se po i ngjan vetja me një kinez nga Shqipëria e mesme, kurse më pas u thotë se mendoi të bëhej kinez i thjeshtë por në fund do dalë majmun cirku. Adelajda i hedh paruke mbi prehër dhe Adi trembet. Vajzave u lind një ide që është e ndryshme nga ajo e Adit. Ato i lyejnë buzët me buzkuq, sytë me laps të zi dhe mundohen t’i vënë paruken që i dha Adelajda. Pjesa tjetër e banorëve nuk di asgjë se cfarë po ndodh në dhomë, përvec Qetsorit i cili i shikon rastësisht dhe i lajmëron banorët se pas pak do të shohin ndodhinë më të bukur që u ka ndodhur deri më tani në shtëpi. Vajzat përfundojnë veprën e tyre të artit dhe me gjithë Adin nisen për në kopësht ku ndodhen banorët. Kur ata dalin, banorët fillojnë të qeshin me të madhe dhe fillojnë t’i kërkojnë Adit të bëjë një rrotullim që ata ta shohin mirë. Adi u thotë se po vjen direkt nga Big Brother Kina. Në kopësht krijohet një situatë komike. Banorët nuk pushojnë së qeshuri dhe Adi shkon menjëherë të lahet.