Aida : Debat për punët

March 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-per-punet-big-brother-albania-209/03/09 16:43

Aida si kryefamiljare duhet të ndajë grupet e punës në shtëpi. Ajo kërkon mendimin e banorëve për këtë gjë. Qetsori i thotë që është ajo që i vendos gjërat dhe që asnjëri nuk duhet t`a kundërshtoj. Arjoni ndërhyn duke thënë që banorët nuk duhet t`i marrin si personale gjërat që thotë Aida në lidhje me punët e shtëpisë. Adelajda mendon që Qetsori dhe Arjoni të mos merren me pastrim, pasi ato gatuajnë. Ajo fillon të debatoj me Zhuljetën pasi i thotë që nuk e ka parë asnjëherë të gatuaj. Zhuljeta i thotë:-“Unë nuk rri kot,merrem me dicka”. Dritani i thotë Aidës që është ajo që duhet t`i japë drejtim gjërave. Banorët fillojnë debatojnë për ndarjen e grupeve por është Aida që vendos në fund se si do ndahen duke u munduar t`i angazhoj të gjithë.

2