Aida: Do dashurohesha me Dritanin

March 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-per-tanin-big-brother-albania-210/03/09 13:50

Aida tregon për Dritanin se ka krijuar simpati për të dhe se ai ka karakteristikat e një mashkulli që asaj i pëlqen kjo jo duke u nisur nga aspektifizik por ai karakterial. Bika e pyet se nëse Dritani nuk do ishte i dashuruar, a do mundohej ajo ta bëntë për vete dhe Aida i përgjigjet se po sepse nuk mund t’ia privonte vetes këtë ndjenjë apo simpati, por kjo vetëm nëse ai nuk do ishte i dashuruar me një vajzë ose në të kundërt që Aida të mos e dinte këtë fakt. Ajo thekson se nëse ai do ishte i dashururar nuk do ta kishte marrë mundimin të bënte asgjë sepse ajo nuk mund të dashurojë dikë që dashuron dikë tjetër. Aida tregon se tek Dritani i pëlqen shumë fakti se ai është i dashuruar dhe e respekton shumë të dashurën e tij.