Bjordi dhe Adelajda : Kam një plan për ty

March 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajdabjordi-big-brother-albania-209/03/09 00:50

“Kam një plan për ty!”- i ka thënë Bjordi Adelajdes, ndërsa vallëzonin. Më pas ka vazhduar t’i tregojë se kishte menduar që nëse ai do ta puthte Adelën, publiku do të bëhej kurioz sesi do të vazhdonte lidhja e tyre dhe do të afeksionohej pas historisë që mund të kishin të dy, kështu, ata do të qëndronin deri në fund. Adelajda i ka thënë se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë dhe Bjordi ia ka kthyer se e dinte shumë mirë dhe ia kishte thënë thjesht me shaka. Atëherë Adelajda e ka pyetur nëse i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend atij se “miqësia” e vajzave të tjera me të, mund të kishte të njëjtin qëllim e të mos ishte e vërtetë. Bjordi i tha se po dhe se gjithsesi ai nuk dilte i humbur.

5