Mesida per Aidën – Mesida pëlqen Bjordin

March 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mesida-dhe-aida-big-brother-albania-210/03/09 17:51

Mesida i shpreh Aidës pëlqimin që ajo ka për Bjordin. Ajo kërkon mendimin e saj, dhe e pyet nëse do pritet mirë jashtë. Aida i thotë që e kishte kuptuar. Ajo shton që është një gjë normale dhe nuk ka pse të merret për keq nga publiku jashtë. Mesida shpreh dyshimin e saj, nëse kjo ndjenjë është reciproke. Ajo i thotë Aidës për këshillën që i kishte dhënë shoku i saj i ngushtë para se ajo të futej në shtëpi, që të mos krijonte asnjë lidhje. Mesida i thotë që ajo shprehet shumë lirshëm me të(Aidën) dhe i kërkon një mendim se s`i do sillej ajo në vendin e saj. Aida i thotë që nuk do e kishte problem dhe shpreh dëshirën që në shtëpi të futet një djalë. Mesida thotë që ndihet mirë për momentin.