Mimoza për Bjordin : Mua s’më pengon dot askush

March 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

moza-per-bjordin-big-brother-albania-209/03/09 00:50

Duke biseduar jashtë në oborr, Mimoza i ka thënë Republikës se ishte e mërzitur. Ajo e ka pyetur se mos mërzitja e saj ka lidhje me Bjordin. Mimoza ia ka kthyer duke i thënë se Bjordi nuk i pëlqen aspak, sepse po t’i pëlqente, nuk do të pyeste as për Adelën, as për asnjëri, por do ta kishte marrë “fill”. E vërteta, sipas saj, ishte që nuk e tërhiqte fare, sepse në të kundërt do të kishte vepruar krejt ndryshe. “Mua po më pëlqeu diçka, -ka thënë ajo, -nuk ka gjë që më pengon!”. Republika i ka thënë se po e trembte me këto që thoshte dhe mënyrën si po i thoshte. Mimoza ka shtuar se për më tepër asaj nuk i pëlqen një mashkull i vogël dhe i shkurtër, por një më i madh dhe i gjatë.

7