Solana i BE thotë se rajoni i Ballkanit është duke ecur në rrugën e integrimit në BE dhe NATO
March 10, 2009 | Shtypi / Mediji
PRAGË, Republika Çeke — Shefi i politikës së jashtme të BE Havier Solana e përshkroi Ballkanin si një rajon tashmë krejtësisht tjetër, në rrugën e integrimit në BE dhe NATO. Në një intervistë të dielën (8 mars) me televizionoin shtetëror çek, për të shënuar dhjetë-vjetorin që kur NATO bombardoi Serbinë, Solana tha se njerëzit duhet të kujtojnë se një dekadë është një periudhë kohe relativisht e shkurtër, por është bërë shumë gjatë kësaj kohe për të stabilizuar Ballkanin. Shumica e vendeve janë të lidhura institucionalisht me BE dhe NATO, vuri në dukje Solana, duke shtuar se ai besonte se rajoni do të shkojë edhe më pranë dy organizatave.
(A1, Glas Srbije, Dnevni Avaz)





