Adelajda : Cfarë dhurate do nesër?

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-dhurata-big-brother-albania-210/03/09 15:47

Republika dhe Adelajda diskutojnë për surprizat që kanë patur banorët nga Big Brother. Adelajda thotë që ajo ka patur shumë surpriza ,dhe bën shaka me të duke i thënë që asaj i vjen inat që nuk i kanë bërë asnjë surprizë. Bika i thotë që surprizat për të i kanë lënë për në fund. Në atë moment vjen Bjordi dhe Adela kujtohet për ditëlindjen e tij. Ajo e pyet:-“Cfarë dhurate do nesër për ditëlindje?”. Bjordi i thotë:-“Nuk pyetet për dhuratat.” Adelajda i thotë:-“Unë do të bëj një fustan!” Ai i thotë që do i bëhej qejfi dhe po t`i dhuronte një fustan, sepse sipas tij mjafton mendimi i personit. Bika i thotë Bjordit që e ka menduar dhuratën për të, por ai duhet të presë deri të nesër.

1