Adelajda : Pse je skuqur ?!

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

banoret-ngacmojne-adelen-big-brother-albania-211/03/09 00:45

Megjithëse Adelajda u ka shpjeguar se i kishte kërkuar Vëllait të Madh që ta njoftonte për momentin e ndërrimit të ditëve, në mënyrë që t’i uronte Bjordit ditëlindjen, banorët kanë filluar ta ngacmojnë atë. Ata e kanë pyetur në lidhje me bluzën me emrin e Bjordit, që ajo kishte veshur dhe për trëndafilin e kuq që Bjordi mbante në dorë. “Pse je skuqur?!” – e ka pyetur Aida. Adelajda është përgjigjur se ishte shumë vapë në dhomën e rrëfimit dhe ngaqë të gjithë po i rrinin tani mbi kokë. Aida e ka ngacmuar duke thënë se do të shkonte të bënte ca pyetje te dhoma e rrëfimit, kurse Qetsori, me shaka, i ka thënë se për të, ajo mund të bënte ç’të donte, por do të kishte probleme me Mirin. Banorët kanë vazhduar ta ngacmojnë Adelajden dhe ajo, pasi nuk ka duruar më, ka filluar t’i gjuajë me jastëqe.