Adelajda : Sori i largohet Zhuljetës

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-zhuljeten-big-brother-albania11/03/09 15:37

Mesida, Adelajda, Bjordi dhe Dritani janë në kopësht. Mesida hap temën e debatit mes Adelajdës dhe Zhuljetës. Ajo i kërkon Adelës që të mos ia merrte për keq ndërhyrjen që bëri në atë moment dhe Adela i thotë se e kuptoi se si ishte situata dhe thotë me shaka se cfarë t’i bëntë që Bjordi kishte ditëlindjen, se në të kundërt do kishin debatuar më. Adelajda tregon se Zhuljeta donte t’i vinte Qetsorit përparsen dhe Sori in largohej. Ajo po sillej në një mënyrë që Adelës nuk i pëlqeu. Adelajda kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë Zhuljetës se Sori ka teta-teta jashtë, domethënë se është i martuar dhe me fëmijë e sjelljet e saj nuk ishin me vend. Ajo tregon edhe për disa raste të tjera që kishte vënë re ku Sori ndihej i bezdisur nga Zhuljeta dhe i largohej. Zhuljeta pas saj, kishte filluar t’i hidhte fjalë me kunja dhe ironi. Mesida shton se kjo kishte ndodhur katër herë dhe se të katërta herët kishte ndërhyrë ajo për t’i ndaluar. Adelajda vazhdon të tregojë edhe për debatin që patën dhe thotë se Zhuljeta donte të kapej por nuk po dinte se ku.