Big Brother Albania – Debat mes banorëve

March 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-debati-big-brother-albania-210/03/09 18:37

Bjordi propozon që të diskutojnë në lidhje me martesën dhe bashkëjetesën. Ai kërkon mendimet e banorëve në lidhje me temën e tij. Bika shprehet pro martesës pasi është për pjesën tradicionale të saj. Adi thotë:-“Martesa është hapi i fundit i lidhjes”. Në përgjithësi banorët janë pro bashkëjetesës, por mënyra e tyre e të shprehurit i bën të debatojnë në lidhje me këtë temë. Bjordi dhe Adela debatojnë pasi ajo nuk i lë rradhë personave të tjerë që të flasin. Bjordi i thotë që kjo është mungesë edukate por Adela i thotë:-“Mos me trego mua edukatën. Mos e zgjat shumë!” Aida shprehet pro bashkëjetesës, pasi sipas saj është mënyra më e mirë për të njohur një person. Banorët diskutojnë në lidhje me celebrimin,ligjet që mbrojnë martesën dhe divorcin. Adi thotë:-“Vajzat Shqiptare kërkojnë martesë që në fillim të lidhjes.”